Universiteti i Moshave të treta viziton
Shën Paljin dhe historinë e tij

5 Maj 2013, 07:20| Përditesimi:

  • Share
Shën Palji Aljbëreshëve, 26 prill 2013. Universiteti UNITRE i Basilikatës viziton Muzeun e Kulturës Arbëreshe.
Ajo çfarë e ka nxitur vizitën e 39 studentëve të tri gjeneratave të ndryshme, ka qenë ekspozimi i kostumeve dekorative dhe fazat e ndryshme të fijes të gjinestrës, shoqëruar nga historia e këtij qyteti të vogël në Basilicata.

Studentëve të moshave të ndryshme, qw nga tw rinjtw e deri mw tw moshuarit iu është treguar historia në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe interesante nga Rosangela Palmieri.

Historitë datojnë rreth viteve 1532-1534, pas rënies së Konstandinopojës në 1453, dhe në veçanti pas pushtimit të Korones në Peloponez nga Suleimani i parë i Madhërishëm, rreth vitit 1532.

Dhe ishte pikërisht kjo periudhë ku u shënua vala më konsistente e imigrimit të refugjatëve shqiptarë.

Populli i Koronesë u spostua në brigjet e Mbretërisë së Napolit, ku pasi erdhën ata u shpërndanë në drejtime të ndryshme: njëri grup u vendos në anën lindore të Shën Pollino-s, duke krijuar territorin e Shën Palit. Një nga pyetjet më të shumta nga grupi ishte ajo e integrimit me autoktoninë.

Kohët ishin të ndryshme atëherë, edhe se arsyet e këtyre vështirësive janë të njëjta.

Në fakt, nga një shënim i G. Stigliuano, ku ai flet për "barijntë shqiptarë ... jo për karakter shumë të veçantë, por për kushtet mjedisore në të cilat ata ishin të detyruar të jetojnë.

Në fakt, ata nuk janë toleruar shumë nga vendasit dhe mbaheshin larg nga kleri latin për larminë e ritit edhe pse liria për ta ushtruar atë kishte qenë e sanksionuar nga një vendim i papës.

Peshkopët e kohës nuk i konsideronin shqiptarët duke i quajtur "njerëz fshatar, barbar. Nga “San Giorgio Lucano nga themelimi në autonominë komunale, Bibl.Prov Matera” thuhet se marrëdhëniet me vendasit ishin pothuajse jo-ekzistente për rituale të ndryshme gjuhësore dhe fetare.

Krishtërimi katolik i ritit bizantin u kundërshtua menjëherë nga peshkopët latinë, nën juridiksionin e tw cilëve ishte ai komunitet. Papa dhe pushteti lokal ishin gjithnjë e më armiqësor ndaj riteve dhe besimeve të tyre.

Fillimisht ata përkushtoheshin blegtorisë, e cila lëviz paralelisht me një sjellje agresive dhe mbrojtëse, duke marrë parasysh se marrëdhëniet e vetme që mbanin ishin me ato të grupit të tyre etnik.

Kështu që vendasit i shikonin me frikë, përçmim, pakënaqësi, siklet dhe frikë, duke i mbajtur larg tyre. Madje në këtë drejtim ka lindur edhe një anekdotë e njohur në dialektin vendas “Quann’ vir u ‘bresh e u lup spar prim u ‘bresh e po’ u lup” (kur shikon arbëreshin dhe ujkun, në fillim qëllo arbëreshin dhe pastaj ujkun.

Autoritetet lokale filluan të merrnin masa për të shmangur krijimin e destabilitetit që mund të kishte çuar në revoltë.

Refugjatët trajtoheshin në këtë mënyrë për të mos pasur pretendime dhe u caktonin territore të limituara, duke i ndarë ata në krahina të ndryshme të mbretërisë, duke i detyruar ata të kultivojnë tokën dhe për të jetuar atje përgjithmonë.

Objektet artizanale, kostumet dhe fija e gjinestrës kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë grupit që ka dëgjuar me interes dhe ka ndërhyrë me pyetje të shumta për të zbuluar se si jetonin në atë kohë.

Ajo ditë ishte plot emocione dhe interes. Të pranishmit vizituan kishën ku kanë admiruar ikonat e bukura Bizantine, dhe kanë dëgjuar zërin e priftit të fshatit Francesco Mele Francesco, që shpjegoi se sa të ndryshme ishin ritualet nga Kisha Katolike.

I gjithë vendi ka admiruar fshatin e lashtë, janë magjepsur nga ngjyrat e kostumeve të grave, duke admiruar panoramën natyrore, 850 metra mbi nivelin e detit, nga përroi Sarmento në pikën e bashkimit Lappio.

Presidenti i Universitetit të moshave të treta të Potenzës dhe zëvendës kryetari i krahinës Silvio Aprea, në falënderimin e tij ka dashur të shprehë, në emër të të gjithëve, kënaqësinë e tij në këtë takim për përpjekjen e dobishme me synimin për të angazhaur sa më shpejt institucionin në iniciativat arsimore mbi kulturën arbëreshe në Lucania.

Shënim plotësues: Pollino është një vargmal që ndan dy krahinat italiane , Basilicatën dhe Kalabrinë.

PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE

Universitata e Putenxës erdh edhe Shën Palj

Shën Palji i Aljbëreshëve, 26 prillit 2013. Unitre e Bzilikatës i bëri vizitën katundit e Muzeut të Kulturës Aljbëreshe. Ai cë i pëljqeu më shumë këtyre tridhjetë e nënd studendeve, kush më ri e kush më pljak, (Unitre, vjen me thën universitat me tri xheneracjuna) kljen ljiveret aljbërisht e si bëhet sparta, bashkë me storjen e katundit çë rrëfiejti Rosangela Palmieri. Kapituljit e tij datarnjen 1532/34 atjedrejt e pas çë ra Kostandinopoli në 1453 e pas çë Soliman I Pari “Il Magnifico” zu Koronën në More, në 1532, shumë aljbëresh u nistin prej Napuljit, arrivuar në ‘Taliet u shprishtin te vende mdryshe: një grup zu vend afër Puljinit, te Valsarmendi, e fondartin Shën Paljin.

Shumica e grupit piejti si u integrartin. Pa fare thën ish një jetë ndryshe: në Stigliano skruan se “”… pastori albanesi molto facinorosi non per indole propria, ma per le condizioni ambientali in cui erano costretti a vivere: infatti erano mal tollerati dagli indigeni e tenuti lontano dal clero latino per la diversità del rito anche se la libertà di esercitarlo era stata sancita da una bolla papale.

Anche i vescovi del tempo non tenevano in buona considerazione gli albanesi che chiamavano "gente rustica, ingenio barbaro sordida, egena ac in diem vivente latrociniis.- (San Giorgio Lucano dalla fondazione alla autonomia comunale, Bibl.Prov. di Matera) ashtu mirret vesh se aljbëreshët nd’atë mot nëk ljidhshin me ljëtinjt pse kishin një gljuhë e një besë ndryshe: papa e zotrat katolik s’mund ti shihin.

Ashtu iu egërsuan e u ljidhtin kunder më shumë adhe e kur kafsha i mangonej ia kallojin ljëtinjvet të vendit . Ndajna i trëmbshin e s’mënd t’i shih mosnjëri. E kështu kapiret ditata “Quann’ vir u ‘bresh e u lup spar prim u ‘bresh e po’ u lup” (kur sheh aljbëreshin e uljkun, shkrehja më parë aljbëreshit e pëstajna uljkut). Autoritat e vendit për mos të zëhshin i ndajtin te vende ndryshe ka të çiljet s’kishin si të skunfinarin.

Kostumet të bukur, sidomos ata të gravet e momendet të ndryshe si bëhet sparta ia përziejti kryet gjithëve, të qindriksur ka kurjozitata për çdo gjë, tue zbuljuar një jetë çë i dukej edhe e tyrja. Panë kljishë me ikona të bukura e papas Franceso i spjegarti pse e ku mesha jonë ështe shumë ndryshe ka ajo ljëtire; van për katund tue foljur me gjinden, me gratë të veshura aljbërisht e ka Kriqëza, 848 mbi det, ranë zalji për panoramin e Valsarmendit.

Presdhendi i universitatës Unitre i Putenxës, Silvio Aprea, tue ringracjartur, fojli për gjithe tjerët për sa i pëljqeu kjo vizetë e bukur e dha fjaljë se universitata do të impenjaret me inicjativa didaktike për kulturën albanofonën lukane.
Pietro Abitante

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print(05.05.2013)

Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?