Pamje të një fëmije ukrainas

UNICEF: Lufta në Ukrainë pasoja shkatërruese për shëndetin mendor të 1,5 mln fëmijëve

24 Shkurt 2023, 13:49| Përditesimi: 24 Shkurt 2023, 13:52

  • Share

Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja shkatërruese për shëndetin mendor dhe fizik për fëmijët ukrainas, kështu deklaron UNICEF. Mësohet se rreth 1.5 milionë fëmijë janë të rrezikuar nga depresioni, ankthi, çrregullimi i stresit post-traumatik dhe çështje të tjera të shëndetit mendor, me efekte dhe pasoja të mundshme afatgjata.

Në të njëjtën kohë, kriza ekonomike dhe energjetike e shkaktuar nga lufta ka sjellë humbje të konsiderueshme të të ardhurave për një numër të madh familjesh, me pasoja shkatërruese për mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Në një sondazh të fundit të UNICEF-it 80% e të anketuarve kanë vërejtur një përkeqësim të situatës së tyre ekonomike, ndërsa sipas analizës së UNICEF-it, përqindja e fëmijëve që jetojnë në varfëri është pothuajse dyfishuar nga 43% në 82%.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?