Objekt fetar

UNESCO: 53 objekte historike dhe fetare të Ukrainës janë dëmtuar nga bombardimet ruse! Ngrihet një sistem satelitor monitorimi

1 Prill 2022, 22:58| Përditesimi: 1 Prill 2022, 23:10

  • Share

Pushtimi rus në Ukrainë ka sjellë dëmtimin e 53 objekteve kulturore në vend që nga 24 shkurti deri më sot, por numri i objekteve të dëmtuara thuhet se mund të jetë dhe më i lartë, bëri të ditur nga një zëdhënës i UNESCO-s.

UNESCO së bashku me agjencinë e saj ‘UNITAR’ ka ngritur një sistem për të monitoruar gjendjen e ruajtjes së objekteve dhe monumenteve kryesore të Ukrainës nëpërmjet imazheve satelitore.

"Deri më sot, ne kemi qenë në gjendje të verifikojmë dëmtime në të paktën 53 objekte kulturore ku përfshihen: 29 objekte fetare, 16 ndërtesa historike, 4 muzeume dhe 4 monumente” tha një zëdhënësi i organizatës.

Qyteti verilindor, Kharkiv është qyteti që ka pësuar dëmtimtimet më të mëdha, me 18 objekte të dëmtuara, duke përfshirë “Teatrin Kombëtar Akademik të Operas dhe Baletit”, Muzeun e Artit dhe Memorialin e Holokaustit “Drobytskyi Yar”, të Kharkivit.

Gjithashtu në listën e vendeve të dëmtuara është dhe “Teatri i Dramës” në qytetin portual të rrethuar, Mariupol, i cili u shkatërrua nga bombardimet ruse gjatë muajit mars. Gjithashtu dhe “Kisha e Shën Katerinës” e qytetit verior të Chernihiv, është një kishë e përpunuar me kupolë ari, është në listën e objekteve të prekura nga luftimet.

Deri më tani, monumentet kryesore në kryeqytetin Kiev kanë shpëtuar dhe janë kryesisht të padëmtuara, me përjashtim të kishës Voznesens'ka Tserkva, “Kishës së Ngjitjes”. 

Asnjë nga shtatë objektet që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të vendosura në Ukrainë nuk është dëmtuar nga luftimet sipas listës së saj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?