"Unë zgjedh të sfidoj", sfida për Ditën Ndërkombëtare të Grave (VIDEO)

5 Mars 2021, 15:40| Përditesimi: 5 Mars 2021, 16:20

  • Share

Tema për Ditën Ndërkombëtare të Grave në 8 Mars të këtij viti është #ChooseToChallenge (#unëzgjedhtësfidoj) një thirrje për të sfiduar paragjykimin gjinor, për të festuar arritjet e grave dhe për të bërë një ndryshim pozitiv në jetën e secilit. Është gjithashtu një thirrje globale për barazi, për të trajtuar padrejtësitë dhe për t'i bërë vajzat e reja të besojnë se mund të marrin përsipër çdo sfidë.

Një botë e sfiduar është një botë vigjilente. Individualisht, të gjithë jemi përgjegjës për mendimet dhe veprimet tona - gjithë ditën, çdo ditë. Ne të gjithë mund të zgjedhim të sfidojmë dhe të luftojmë paragjykimin gjinor dhe pabarazinë. Ne të gjithë mund të zgjedhim të kërkojmë dhe festojmë arritjet e grave. Kolektivisht, të gjithë mund të ndihmojmë në krijimin e një bote gjithëpërfshirëse. Nga sfida vjen ndryshimi, kështu që le të zgjedhim të gjithë për të sfiduar dhe për të inspiruar të tjerët me arritjet tona.

Gloria Steinem, feministe, gazetare dhe aktiviste me famë botërore shpjegoi ‘‘ Historia e luftës së grave për barazi nuk i përket një feministeje të vetme ose ndonjë organizate tjetër por përpjekjeve kolektive të të gjithë atyre që kujdesen për të drejtat e njeriut. ’’ Prandaj, bëjeni Ditën Ndërkombëtare të Gruas ditën tuaj dhe bëni atë që mundeni për të bërë vërtet një ndryshim pozitiv për gratë.

Dita Ndërkombëtare e Grave, është shënuar si një datë e veçantë që në 1911, fillimisht e mbështetur nga vetëm mbi një milion njerëz dhe tanimë nga i gjithë globi.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?