Unë nuk ndjehem i turpëruar si demokrat sot, por koka e krimit duhet të arrestohet

8 Janar 2022, 21:06| Përditesimi: 8 Janar 2022, 21:08

  • Share

Unë nuk ndjehem i turpëruar si demokrat sot, por koka e krimit duhet të arrestohet. Une sot nuk ndjehem i turperuar edhe pse jam PD-ist fanatik. Shfaqa qe pame sot ishte jo vetem e turpshme, por ishte edhe penale.

Sot pame thyerje xhamash, shperthim dyersh, dhune dhe kacafytje. Sot PD dha nje shfaqe antipolitike te papare dhe te padegjuar ne historine e partitizmit boteror.

Sot selia e PD u dhunua nga nje force e verber dhe pa tru, deri ne ate pike sa pa nderhyrjen e policise, dhuna nuk do ishte neutraliziar pa gjak dhe pa vikima.

Por une megjithate nuk ndjehem i turperuar, sepse une i kam rezistuar tundimit per tu bere pjese me njeren apo me tjetren pale.

Une nuk jam bere pjese e dhunes dhe e konfliktit. Une i jam bashkuar qe ne fillim shumices derrmuese te demokrateve qe kete konflikt e kane lexuar, e kane kuptuar dhe e kane denoncuar si konflikt qe behet per interesa te ulta private dhe korruptive.

Une i jam bashkuar asaj shumice qe nuk e sheh veten as ne te njejten kauze me antiamerikanizmin e Berishes dhe as me principialitetin fals te Bashes. Perplasja e sotme nuk ishte e demokrateve, por ishte vetem e horrave, ishte e Berishes dhe e Bashes, e askujt tjeter.

Une nuk ndjehem i turperuar, sepse mbrojtja e shtetit ligjor nuk eshte as detyre e as pergjegjesi e imja. Mbrojtja e shtetit ligjor eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e prones dhe e rendit juridik eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e jetes dhe shendetit te njerezve eshte pergjegjesi e shtetit. Une e di me siguri se sot ka pasur atentat ndja prones, rendit juridik, shendetit dhe jetes se njerezve. Gjithashtu pashe se prokuroria vajti ne vendin e ngjarjes ne kohe rekord.

Por nuk bindem dot se shteti ligjor po vepron, sa kohe qe policia ndalon anonimet, por refuzon te ndaloje autoret, organizatoret, nxitesit dhe urdherdhuesit e dhunes, shkaterimit te prones dhe pushtimit te institucioneve. Autoret e krimit i ndoqem live per se paku tre ore ne media.

Nese sot koka e krimit nuk arrestohet ne flagrance, atehere shteti ligjor ne Shqiperi eshte enderr por nuk behet dot realitet.

Une sot nuk ndjehem i turperuar, sepse une nuk jam pergjegjes per mungesen e shtetit ligjor ne kete vend.

Komento

Komente

  • Demokrat: 09/01/2022 09:14

    PD e sotme e lidh me ate fjalen e urte popullore :Hall me burre e hall pa burre, hall mos te martohesh kurrë...

    Përgjigju
  • .çepani: 08/01/2022 21:57

    Ok z. Hoxha qe kërkon veprimin urgjent të shtetit ligjor,poeme që je deputet dhe ke qenë,pse nuk fole 97,98,21 Janarin,Gërdecin,për veprim të menjëhershëm të shtetit ligjor,pse sfole kur ai të cilin ti sot me të drejtë kërkon të arrestohet si organizator i gjithçkaje vriste njerës në bulevard bashkë me kryetarin e PD tënde dhe prekuroren e përgj.e quente lavire bulevardi,e presidentin horr bulevardi,si të të besojnë shqiptarët ty dhe tërë soji i juaj dhe po nuk ikët ju nuk ka PD,nuk ka opozitë demokratike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?