Foto nga protesta

Kosova & Rajoni

'Unë jam veç një çlirimtar, kështu më deshi liria', Prishtina në protestë në përkrahje të ish-komandantëve të UÇK-së

9 Korrik 2021, 14:16| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 14:17

  • Share

Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale e Hagës.

Protesta është organizuar nga Nuredin Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së, ndërkohë që protestuesit me vete kanë pasur flamujt kombëtar e po ashtu edhe parulla me mbishkrimin “Unë jam veç çlirimtar, kështu më deshi lira”.

Protestuesit deklaruan se kërkojnë lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për ish-komandantët që janë në Hagë.

Kjo nuk është hera e parë që në vend organizohen protesta në përkrahje të komandantëve të UÇK-së.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?