Politikë

“Unë jam katolik me grua myslimane, djali i vogël ndoshta zgjedh të bëhet hebre”, Rama për afganët: Bëhet fjalë për njerëz, jo etiketa

25 Gusht 2021, 21:38| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 21:55

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka pohuar se pritja e refugjatëve afganë nuk ka lidhje me çështje fetare, duke qenë se vendi ynë është me shumicë myslimane. Kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për njerëz dhe jo për etiketa që lidhen me ngjyrat, kulturën apo besimin.

Gazetarja: Shumica e popullsisë shqiptare është myslimane. Ky vend nuk është tejet fetar në vetëvete. Ju jeni katolik. Jam kureshtare se cila është lidhja mes këtyre afganëve në vetvete, myslimanë që vijnë nga një regjim shtypës që rikthehet në Afganistan. Sa ndikim ka kjo te vendimi juaj dhe te përgjegjësia që ju ndjeni për t’i mik pritur ata?

Rama: 'Unë jam katolik. Bashkëshortja ime myslimane. Dy fëmijët e mëdhenj janë ortodoks. Kemi një më të vogël që mund të zgjedh të jetë hebre, i takon atij. Këtu bëhet fjalë për njerëz, jo për etiketa që lidhet me ngjyrat, kulturën, besime. Edhe një herë ka të bëjë me njerëz që i besuan asaj çka ne i besuam asaj që i besuam për 30 vite më parë talibanizmit të kuq, ku i ikëm ferrit. Për ne shkoi mirë se ishim në mes të Europës. Nëse Evropa dhe SHBA nuk do të gjenden dhe duke u tërhequr jemi të detyruar t'u japim strehë', tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama intervistë për CNN: Nuk ka shqiptarë në Afganistan! Shqipëria do presë 4000 afganë! Nëse duan të rrinë përgjithmonë, ne i mirëpresim! NATO të ruajë vlerat ose rrezikon të zbehet


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?