Anketa/ 80% e grave: Jemi ngacmuar seksualisht në autobusë! Shqetësim edhe ambientet e punës dhe shkollës

8 Mars, 12:00| Përditesimi: 8 Mars, 16:33

  • Share

Rreth 80% e vajzave dhe grave të anketuara nga fondacioni Fredrich Ebert kanë thënë se ambienti më i pasigurt në vendin tonë ka qenë në transportin publik, vendi i dytë në punë me 31%, e më pas në shkolla. Nisur nga këto shifra alarmante, në Tiranë është ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese kundër ngacmimit seksual, që do të zgjasë 1 muaj. Për gazetaren Valbona Sulçe, kjo fushatë është një domosdoshmëri për të sensibilizuar gratë e vajzat që të denoncojnë.

“Është koha që të ngremë zërin, të fuqizojmë të mbijetuarat gratë dhe vajzat, nga ana tjetër ti bëjmë thirrje komunitetit që të mos e lërë në heshtje, në indiferencë, apo mos ta kthej kokën nga ana tjetër kur të përballet me ngacmimet seksuale në transportin publik, por jo vetëm edhe në rrugë apo në punë”, tha Sulçe.

Fushatës i është bashkuar edhe Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Mema, i cili tha se rastet e ngacmimeve në autobusë është shumë më i lartë nga sa denoncohet.

“Rastet e ngacmimit seksual fatkeqësisht edhe pse kane ndodhur nuk është se ka pasur denoncime, por si për vjedhjet e njëjta praktikë ndiqet. Njoftohet faturino, më pas shoferi dhe mbyllen dyert e autobuzit, dhe njoftohet grupi i gatshëm”, u shpreh Mema.

Në kuadër të kësaj nisme, Bashkia e Tiranës u angazhua të vendosë ndriçues në stacionet e autobusëve dhe kamera.

“Është duke u ndjekur vizibiliteti, po krijohen stacione autobuzi që janë të dukshme, të ndriçuara, të mbrojtura me kamera”, tha nënkryetarja e Bashkisë, Keti Luarasi.

Në ceremoninë e hapjes së fushatës "Unë tregoj" morën pjesë përfaqësues të institucioneve qeveritare, Avokatit të Popullit, organizatave ndërkombëtare, Bashkisë, shoqërisë civile, studentë dhe qytetarë. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 08/03/2024 18:51

    Ne autobus ngacmohen 80% se ne pune ngacmohen 100% por nuk e thojne se I largojne nga puna. Me te rrah e mos me te lane me qa thote populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?