'Unë 5 mijë leka kam në xhep', emigrantët protestë në Pogradec: Ambasada në Selanik na tha që hotelin e ka shteti, s'kemi të hamë (VIDEO)

27 Prill 2020, 11:38| Përditesimi: 27 Prill 2020, 12:54

  • Share

Në Pogradec disa emigrantë që po qëndrojnë në hotel janë ngritur në protestë për shkak të çmimeve, të cilat sipas tyre janë të papërballueshme. 79 emigrantët e ardhur nga Greqia thonë se përveç çmimeve edhe kushtet nuk janë të mira.

"Të na sqarojnë hoteli është me lek apo pa lekë? Unë pagova taksinë, çfarë hoteli do ky tani. Këtu një javë nuk ka ardhur asnjeri. Kushtet s'janë të mira fare, po qëndrojmë nga katër veta në një dhomë. Ku di unë nëse ky që rri ngjitur tani me mua nuk është i sëmurë. Unë kam folur me ambasadën në Selanik dhe më kanë thënë se hotelin e ka shteti. Këtu bukë s'ka, guzhinë s'ka. Unë s'kam as lekë, 5 mijë leka janë në xhep,"-shprehet një prej emigrantëve protestues.

Ndër të tjera protestuesit thotë se as nuk i është bërë me dije as çmimi që duhet të paguhen për një natë, ndërsa është mësuar se 10 mijë lek është fjetja dhe 8 mijë lek tre vaktet në ditë për një person. Sakaq për të mbajtur situatën në kontrrol në vendngjarje është edhe policia. Ndërkohë pavarësisht përpjekjes së Report TV prefekti i qarkut të Korçës nuk e ka hapur telefonin për të sqaruar situatën.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 28/04/2020 07:57

    Ore keta jane kategoria me e ulet e shoqerise, jane ajo kategori qe flene rrugve neper kasollet e Greqise, kur vijne ne kufi aman na coni ne hotel! Dje kishin thene qe deklaraten e vetekarantinimit e firmos policia, keta jane tipik KCK, nje cope glbuke po e fituan e fituan, por me vjen keq qe ky nivel eshte 60% e njerzve tane, ja thoni pse na kthen greku, po cta oranoj greku ate lloj mostre qe pellet aty skameka!! Per taksin nga ana greke pagoi 300 euro ndersa nga ana jone 10 mije leka dhe po pellet si kafsh pylli

    Përgjigju
  • Jon: 27/04/2020 19:54

    Dhe nuk janë pseudoshqiptarë por janë shqiptarë që kanë vajtur për të siguruar të ardhura duke punuar jashtë vendit sepse në vendin e tyre nuk u jepet kjo mondesi. Respekt për njerzit e punës

    Përgjigju
    • Taulant: 28/04/2020 09:32

      Respekt per njerezit e punes, por keta e kishin mundesine te ktheheshin ne kohe kur u lajmerua qe do mbylleshin kufijte me Greqine per 48 ore. Atehere menduan te punonin edhe 1 muaj e te ktheheshin. Tani qe u mbyll puna edhe ne Greqi, vijne e qurraviten ne dogane, jo s'kemi leka, jo s'kemi breka. Popull qurrash, qylaxhi, te viktimizuar. I mesoi Enveri keq qe çdo gje duhet t'ua siguroje shteti, pavaresisht se keta nuk kontribuojne asnje qindarke me taksa ne arken e shtetit.

  • Jon: 27/04/2020 19:46

    Njerzit i kanë futur në karantinë pa iu bërë test, kanë të drejtë të indinjohen. Shteti përderisa i mban të mbyllur me forcë ka për detyrë ti strehojē dhe ti ushqejë

    Përgjigju
  • De Rada: 27/04/2020 15:29

    Turp,keta jane Pseudo-Shqiptaret..qe e duan cdo gje Qyl ne Shqiperi..dhe e vjedhin sa kane mundesi...,pastaj kur jane jashte vendit ne Emigracion..,jane bythe'lepiresa..me Grek se Greket e me Italian se Italianet..!..Tamam Kolone te ardhur nga Hordhite Pushtuese nder Shekuj...!

    Përgjigju
    • aaaaaa: 27/04/2020 16:52

      Hahahahahaaaa

  • Kafsha: 27/04/2020 13:38

    Paska mare ambasaden në telefon dhe nuk ka lek? Mjaft mor se na felliqet! Turp ore qe ankoheni për buke, turp! Pse ore u katandis shqiptari keshtu qe për cdo gje qe mund ti ndodhi perdor shprehjen ”s kemi buke te hame” po turp ore legena qe na felliqet

    Përgjigju
    • Vlore: 27/04/2020 14:25

      E drejte se mund te thoshin skemi me se t ia dalime por te thuashe skemi buke te hame eshte turpe. Vetem fshatarët thone keshtu se u ka mbetur nga koha e Ramiz Alise qe nuk ngopnine barkun me buke

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?