Policia e Shtetit

UNDP: Barometri për policinë dhe armët e vogla/të lehta! 70.5% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi

2 Shkurt, 12:18| Përditesimi: 2 Shkurt, 12:19

  • Share

Në kuadër të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth përdorimit, posedimit dhe rreziqeve të armëve të zjarrit në Shqipëri”, Dr. Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi një sondazh elektronik në 1 shkurt 2024. Ky sondazh është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA zhvilloi me financim nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).

Gjetjet dhe metodologjia e sondazhit aktual vijojnë më poshtë.

GJETJET E SONDAZHIT

·70% e të anketuarve banojnë në lagje/fshatra ku armëmbajtja pa leje nuk është problem shqetësues (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.44 milionë banorë të rritur banojnë në lagje/fshatra të tilla.

·Teksa 70% e të anketuarve deklarojnë se banojnë në lagje/fshatra ku armëmbajtja pa leje nuk është problem shqetësues, vetëm 54.1% anojnë nga vlerësimi pozititv për luftën e Policisë së Shteit kundër armëmbajtjes pa leje – 42.2% pozitiv dhe 11.9% anojnë pozitiv (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.11 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv.

·80.7% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.65 milionë banorë të rritur gjithsej ndihen të sigurt. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.4 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).

·75.4% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.55 milionë banorë të rritur gjithsej banojnë në zona me kriminalitet të ulët. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.2 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).

·67.9% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banojnë (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.4 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.5 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).

·78% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonën ku banojnë (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.6 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.4 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).

·70.5% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi – 56.2% pozitiv dhe 14.3% anojnë pozitiv (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.45 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.8 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).

·72.4% e të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor (shihni tabelën përkatëse). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 2 pikë përqindje (shihni grafikun përkatës).

SHËNIME METODOLOGJIKE

· Pyetësori u hartua në bashkëpunimin me UNDP, duke zgjeruar pyetësorin e Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit, që ishte zhvilluar më parë me financim të SCPA.

· U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.

· U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.

· Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish 18 vjeç e sipër.

·Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.3%.

· Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?