Kronikë

Unaza e Madhe në verilindje të Kryeqytetit thuajse gati, Rama poston videon: Është realizuar 90 % e projektit

21 Korrik 2021, 20:28| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 18:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Kantieri i Unazës në pjesën verilindore, Loti 2 dhe 3 në Tiranë. Kreu i qeverisë shkruan se është realizuar 90% e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi.

Gjithashtu sipas Ramës ka përfunduar puna për montimin e trarëve të viaduktit me gjatësi 240m dhe vendosja e trarëve të mbikalimit në km 5+020.

 "Kantieri i Unazës së Tiranës - Këtu pjesa verilindore Loti 2 dhe 3, ku është realizuar 90 % e projektit, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi. Gjithashtu ka përfunduar puna për montimin e trarëve të viaduktit me gjatësi 240m dhe vendosja e trarëve të mbikalimit në km 5+020", shkruan Rama.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?