Projekti i 'Unazës së Madhe', pasi u mbyllën në banesa dhe u përplasën me IKMT, banorët në Shkozë lirojnë shtëpitë dhe lejojnë shembjen (VIDEO)

6 Tetor 2022, 11:41| Përditesimi: 6 Tetor 2022, 15:00

  • Share

Banorët në zonën e Shkozës janë përplasur me forcat e IKMT që mbërritën për të shembur banesat dhe për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Ishin parashikuar 10-15 shtëpi të tjera që janë parashikuar të shemben.

Fillimisht patën përplasje dhe familjarët u mbyllën brenda një banese në mënyrë që të bllokonin punimit. Banesa rezultonte në pronësi të Andrea Sulit, e ndërtuar që në vitin 1998. Për tokën ka certifikatë pronësie, por për godinën nuk ka.

Pronari i banesës thotë që nuk është dëmshpërblyer. Ai së bashku me banorët e tjerë kërkonin strehim dhe shpronësim për banesat e tyre.

Pas disa orësh rezistencë, kanë diskutuar me forcat e IKMT, banorët kanë rënë dakord dhe është vendosur që të lirojnë banesat dhe të vijojë shembja por nuk dihet nëse është arritur një dakordësi për kërkesat e tyre.

Ora 11:55
Shembja e banesave në Shkozë, tensione mes forcave të policisë dhe banorëve

1665050314_tt.JPG

Në Shkozë kanë mbërritur pronarët e banesave dhe forcat e policisë, mes të cilëve ka pasur tensione për shembjen e banesave nga forcat IKMT që bëhen për t'i hapur rrugë projektit të 'Unazës së Madhe'.

 

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 06/10/2022 18:07

    PO S'PATE DINAMIT O EDI RAMA ME KAZMA SHEMBJA SHTEPINE SHPELLAREVE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?