Punimet në Unazën e Madhe të Tiranës

Unaza e Madhe e Tiranës pritet të përfundojë këtë vit/ Nis betonimi për urën 420 metra të gjatë në lotin 4

10 Janar, 19:45| Përditesimi: 10 Janar, 19:52

  • Share

Kanë avancuar punimet për ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se ka nisur betonimi i urës 420 metra të gjatë dhe deri në 16 metra të lartë në lotin e katërt.

Përfundimi i kësaj ure do të bëjë të mundur lidhjen e lotit të 4 që përfshin zonën e Shkozës me lotin 5 që shtrihet në territorin e zonës së Dajtit dhe të Freskut, për të vijuar më tej me lotin që kalon në hyrje të Rrugës së Arbrit e që vijon në Paskuqan.

Punimet për ndërtimin e të gjitha loteve të Unazës së Madhe pritet të mbyllen brenda këtij viti sikurse ka njoftuar nga Ministria e Infrastrukturës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?