Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31 Janar 2023, 10:31| Përditesimi: 31 Janar 2023, 14:00

  • Share

Me një vlerë prej 81.46 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të hartojë projektin e bypassit të Elbasanit. Në garë morën pjesë 6 kompani, ndërkohë që fitues është shpallur kompania “A & E ENGINEERING“, një nga operatorët ekonomikë që ofertoi çmimin më të lartë. Më konkretisht, 4 nga kompanitë pjesëmarrëse propozuan një çmim më të ulët, por janë vlerësuar me më pak pikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Ndërkaq, oferta fituese është shumë pranë fondit limit prej 81.83 mln lekë të vendosur në dispozicion nga ARRSH për kryerjen e këtij shërbimi. Referuar kritereve të tenderit, pas nënshkrimit të kontratës kompania do të ketë në dispozicion 22 muaj për hartimin e projektit. Kjo do të thotë se vetëm pas 2 vitesh do të mund të hapet tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, ndërkohë që kohëzgjatja e tyre ende nuk dihet.

Gjatë shpalljes së garës, në dokumentet e tenderit thuhej se ky është një nga akset më të rëndësishëm jo vetëm rrugorë, por edhe nga pikëpamja ekonomike. Ai është pjesë e Korridorit VIII, duke lidhur Portin e Durrsit me Qafë Thanën. Sipas dokumente të tenderit, unaza aktuale e qytetit të Elbasanti, nuk ka parametrat e nevojshëm për të përballuar trafikun në rritje të këtij korridori ndërkombëtar.

“Prandaj dhe është më se e nevojshme studimi dhe ndërtimi i ByPass-it të qytetit të Elbasanit, duke shmangur kështu zonat urbane, rritjen e kapacitetit të lëvizjes së trafikut përgjatë korridorit VIII si dhe rritjen e sigurisë si për përdoruesit e rrugës, ashtu edhe të banorëve të zonave përreth, që ndikohen nga ky aks rrugor”, – thuhej ndër të tjera në dokument./Scan

Ofertat e operatorëve ekonomikë, pjesëmarrës në garë
1. BOE “ARCHICPHACE” & “TAULANT SHPK” & “A V E CONSULTING”
Oferta          73,495,346.28 lekë, pa TVSH
2. BOE “P.C.S.COMPANY” & “INVICTUS” & “STUDIO-REBUS”& “HYDRO-ENG-CONSULTING”
Oferta          74,905,000.00 lekë, pa TVSH
3. BOE “SEED CONSULTING” & “ATELIER 4” & “DERBI-E”
Oferta          75,294,000.00 lekë, pa TVSH
4. BOE “INFRATRANSPROJECT” & “ENGINEERING CONSULTING GROUP”
Oferta          78,840,000.00 lekë, pa TVSH
5. OE “A & E ENGINEERING sh.p.k”
Oferta          81,460,000 Lekë pa TVSH
6.“GJEOKONSULT & CO”
Oferta          81,800,000.00 lekë, pa TVSH

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 31/01/2023 13:13

    Epo shume mire. Tashme tenderat fitohen kush ka oferten me te larte, dhe sigurisht bekimin e don Rames. Akoma me interesant eshte kur reklamohet se do e lidhe me portin e Durresit....kur ky i fundit do zhduket nga faqia e dheut!

    Përgjigju
  • Olsi: 31/01/2023 13:05

    Qeveri antikombetare. Duhen edhe dy vjet qe te perfundoje studimi, e pastaj kismet se kur mund te perfundojne punimet per aksin me te rendesishem kombetar e nderkombetar qe kalon ne Shqiperi. Kurse tunelin e Samir Manes, qe vetem dy muaj ne vit do perdoret, e bene per pune muajsh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?