Unai Emery

Unai Emery ishte zgjedhja e tretë, Aston Villa u refuzua nga dy trajnerët 'big'

28 Tetor 2022, 13:43| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 13:45

  • Share

Aston Villa në Premier League emëroi Unai Emery në stol, fill pas shkarkimit të Steven Gerrad nga posti i trajnerit. Spanjolli la Villareal, me Villa që pagoi klauzolën 6 milionë euro që trajneri të largohej nga klubi i La Liga, duke firmosur për katër sezone.

"The Telegraph" nga Anglia njofton se Emery ishte zgjedhja e tretë për stolin, me skuadrën nga Birmingham që u refuzua nga Thomas Tuchel dhe Mauricio Pochettino. Rrugët për tre ish-trajnerët e PSG u kryqëzuan sërish në merkato, me Emery që në fund pranoi postin. Pagë 7 milionë euro në sezon për Emery, që do i kushtojë Villas 34 milionë euro.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?