Foto ilustruese

UN Women: Pandemia mund të zhdukë 25 vjet të arritjeve në barazinë gjinore

26 Nëntor 2020, 10:05| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 10:08

  • Share

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 mund të zhdukë 25 vjet të arritjeve në fushën e barazisë gjinore, thekson agjencia e Kombeve të Bashkuara, UN Women.

Pas fillimit të pandemisë dhe izolimeve kombëtare gratë po bëjnë më shumë punë shtëpiake dhe kujdesen për familje pa pagesë.

 

“Gjithçka për të cilën kemi punuar, e që ka marrë 25 vjet, mund të humbasë brenda një viti”, thotë zëvendësdrejtorja ekzekutive e UN Women, Anita Bhatia.

 

Mundësitë e punësimit dhe arsimit mund të humbin, dhe gratë mund të vuajnë nga një shëndet më i dobët mendor dhe fizik dhe barra q137 kanë marrë mbi shpatulla paraqet një rrezik real për t’u rikthyer në stereotipat gjinorë të viteve 1950.

Edhe para pandemisë, janë bërë vlerësime në bazë të të cilave gratë po bënin rreth tre të katërtat e 16 miliardë orëve të punës së papaguara, që bëhen çdo ditë në të gjithë botën, tanimë kjo shifër është më e lartë.

 “Nëse ka qenë tre herë më shumë se burrat para pandemisë, unë ju siguroj që numri të paktën është dyfishuar”, thotë Bhatia.

Megjithëse 38 hulumtimet e kryera nga UN Women kryesisht u përqendruan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të dhënat nga vendet më të industrializuara tregojnë një pamje të ngjashme.

 “Vetëm në muajin shtator në SHBA rreth 865,000 gra u liruan nga puna krahasuar me 200,000 burra, dhe kjo në masë të madhe mund të shpjegohet me faktin se barra e kujdesit ka rënë mbi ato, pasi nuk kishte askush tjetër përreth”.

UN Women paralajmëron se efekti nga të paturit më pak gra si fuqi punëtore do të jetë i tmerrshëm jo vetëm në mirëqenien e grave, por edhe në përparimin dhe pavarësinë e tyre ekonomike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?