Ulsi Manja

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit

19 Prill, 22:41| Përditesimi: 19 Prill, 22:42

  • Share

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mori pjesë në takimin përmbyllës me delegacionin e Nën-komitetit të OKB-së për Parandalimin e Torturës (SPT), pas misionit të tyre monitorues për kushtet e të paraburgosurve dhe të dënuarve në Shqipëri, me fokus të veçantë rastet e trajtimit arbitrar dhe degradues të tyre.

“Si Ministër i Drejtësisë, konfirmova politikën riintegruese dhe risocializuese që ne ndjekim në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve në Shqipëri dhe se sistemi ynë i paraburgimit dhe dënimit është nën monitorimin e vazhdueshëm të Avokatit të Popullit dhe Mekanizmit Kundër Torturës, organizatave të shoqërisë civile, por dhe të organizmave evropiane ???????? dhe ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Jemi të angazhuar për të respektuar detyrimet ligjore dhe ato ndërkombëtare në këtë fushë, njohim të gjitha problematikat e sistemit tonë penitenciar, s'kemi asgjë për fshehur para askujt, jemi në 15 vendet e KiE që publikojmë raportin e monitorimit të vëzhguesve të tyre dhe mezi presim raportin e radhës të SPT për të përmirësuar edhe më shumë sistemin tonë penitenciar”, shkruan Manja.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?