Ulqinaku: Mjekët mezi presin të vaksinohen! Unë e kam kaluar COVID-19, nuk jam prioritet

12 Janar 2021, 21:29| Përditesimi: 12 Janar 2021, 21:47

  • Share

Nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku tha se ka një padurim të bluzave të bardha për të bërë vaksinën anti-COVID duke treguar se rreziku nga virusi është tepër i madh dhe real. Ai tha se vetë do e bëjë vaksinë pasi të kenë mbaruar bluzat e bardha pasi ai e ka kaluar COVID-19 në nëntor dhe nuk është më i rrezikuar sa mjekët dhe infermierët që janë në vijë të parë të luftës me virusin.

"Meqë e kam kaluar COVID-19 do e shtyjë vaksinimin tim pasi të kenë përfunduar bluzat e bardha. Unë e kam kaluar në nëntor dhe nuk janë në rrezik, prioritet ka personeli që nuk e kaluar virusin.  Mund të them se mjekët mezi presin që të vaksinohen", tha Ulqinaku.


Lajmi kryesor:

'Repolitix'/ Rakacolli: Në 2 ditë u vaksinuan 130 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, s'kanë shfaqur efekte anësore! Ulqinaku: Mjekët mezi presin të vaksinohen


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?