Ulje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

18 Dhjetor 2021, 07:45| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 07:48

  • Share

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore, por vranësira më të shpeshta do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në verilindje dhe skajin juglindor duke rrezikuar dhe momente me reshje të pakta dëbore. Edhe orët e natës vijojnë në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por edhe në mesditë duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 12 °C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë nga Veriu-Verilindja duke arritur shpejtësi 55 km/h nga për pasojë në brigjet detare krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?