Ulje e ndjeshme e infektimeve me COVID 2 javët e fundit, shumica dërrmuese e të shtruarve në spitale të pavaksinuar

12 Shkurt 2022, 16:40| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 16:44

  • Share

Dy javët e para të muajit shkurt sollën ulje të rasteve të infektimeve ditore me covid 19. Dhe gjendja në spitale paraqitet e qëndrueshme ku aktualisht po trajtohen 123 pacient. Më pak të infektuar në dy javët e para të shkurtit.Nga mbi 1500 në fund të Janarit, një ditë më parë u shënuan vetëm 531 raste pozitive.

Jashtë rrethimit të spitalit COVID edhe këtë të shtunë erdhën familjarë.

Lulzim Domi prej katër ditësh ka babin e tij të shtruar. Lulzimi tregon për Report Tv se i ati i tij 79 vjeç është i pavaksinuar dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Ka diabet dhe tension.Gjendja thonë mjekët është e mirë.Nuk ka qenë i vaksinuar me asnjërën  nga dozat.”

Prej katër ditësh rutina e Lulzimit ashtu si e sikundër dhe familjarëve të tjerë është e njëjtë. Nga ora 10 me 11 apo 15 me 16 qëndrojnë jashtë me çanta e qese në duar. Ata sjellin lëngje dhe veshje për të infektuarit që po marrin trajtim.

“I kam sjell ujë, dhallë dhe lëng mishi.I sjell çfarë të ketë nevojë, çfarë t’i thotë infermierja doktoreshës e doktoresha mua.”

“I sjell rroba të brendshme dhe ujë.”

 Ndërsa situata e shtrimeve në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme ku të shtruar janë 123 pacientë, 17 prej tyre në gjendje më të rënduar.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?