Ulja e temperaturave sjell reshjet e borës në Korçë! Në rrugën për fshatin turistik të Dardhës rekomandohet lëvizja me goma dimri (VIDEO)

27 Nëntor 2022, 13:35| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 14:49

  • Share

Ulja e temperaturave, ka sjellë edhe reshjet e para të borës në zonat e thella malore në qarkun e Korçës. Report Tv sjell pamje nga zona e quajtur Mashkullorë në aksin Shtyllë-Panarit.

Kjo është një nga zonat që krijon probleme të shumta gjatë dimrit pasi trashësia e dëborës shkon deri në dy metër duke bllokuar gjatë dimrit fshatin e Panaritit. Aktualisht rrugët janë të hapura dhe reshjet e borës nuk kanë sjellë probleme.

Rreshje dëbore kanë rënë edhe në fshatin turistik të Dardhës, ku temperatura shënoi 1°C. Qarkullimi në rrugën e Dardhës kryhet pa probleme ndërsa mjetet borëpastruese po kryejnë pastrimin si dhe po bëhet hedhja e kripës.

Nisur prenotimet e shumta në fshatin turistik të Dardhës për fundjavë, autoritet u kanë bërë drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar në lëvizjet e tyre. Mjetet në rrugën e dardhës duhet të jenë të pajisura me goma dimërore, drejtuesit të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikë. Sipas parashikimeve të motit pritet që gjatë mbrëmjes reshjet e dëborës të përfshijnë edhe zona të tjera në qarkun e Korçës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?