Ulja e normës bazë të interesit rriti kreditimin! Shehu: Politika monetare nuk ndryshon sa të jetë e nevojshme

29 Janar 2021, 14:57| Përditesimi: 29 Janar 2021, 15:31

  • Share

Më 25 mars 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit, nga 1.0% në 0.5% për ti dhënë mundësi sektorit bankar që të merrte hua pranë saj me normë më të ulët interesi. Drejtori Shehu thotë se rezultoi vendim i suksesshëm.

“Ulja e normës bazë në 0.5% ka ndikuar edhe tek niveli i normave të interesit të huamarrjes së qeverisë, ka ndikuar edhe në vëllimin e kreditimit si dhe në normën e tij. Dhe ne besojmë që fakti që kredia është rritur në vitin 2020 është për shkak të kësaj mase”, u shpreh ai.

Shehu zbulon për Report TV se masat lehtësuese të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë do të jenë të tilla deri sa të jetë e nevojshme.

“Politika monetare do të jetë lehtësuese, akomoduese për aq sa do të jetë e nevojshme për aq sa treguesit do e kërkojnë, minimalisht deri në fund të tremujorit të parë të këtij viti nuk do të ketë ndryshime të politikës monetare”, deklaron Shehu.


Lajmi kryesor:

Pandemia dhe ekonomia/ Banka e Shqipërisë për Report TV: Masat lehtësuese vijojnë sa të jetë e nevojshme! Garancia e tretë sovrane duhet studiuar! Kredia e keqe do rritet


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?