Luiza Gega

Ulja e buxhetit për Atletikën, Luiza Gega mesazh ministres Kushi: Mungon logjika, ndihem e ofenduar

16 Shkurt 2023, 14:16| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 14:30

  • Share

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përcaktuar se 1 miliardë e 494 milionë lekë të vjetër do shpërndahen te 17 federatat e shumësportëshit në Shqipëri për vitin 2023. Kjo shumë është shpërndarë sipas formulës së pikëzimit që vitet e fundit është aplikuar nga ministria. Një formulë e cila ka sjellë jo pak debate, pasi edhe vetë federatat janë të paqarta për mënyrën e aplikimit të saj, teksa në lidhje me këtë ka reaguar dhe rekordmenia e atletikës, Luiza Gega.

Kampionia e “mbretëreshës së sporteve”, Gega kërkon një rishikim të kësaj formule, që do duhej të ishte sipas rezultateve të arritura dhe medaljeve në secilën disiplinë, duke i dërguar mesazh ministres Evis Kushi.

“Sinqerisht, kam vërtet përshtypjen që ministrja Evis Kushi s’ka dijeni për këtë logjikën e ndarjes së këtij buxheti. Shpresoj që ta shikojë sa më shpejt. Personalisht si sportiste elitare nuk kam ndonjë interes sado që të jetë buxheti i Federatës por duke qenë se ai ndahet nga performanca që kanë pasur sportistët vitin e kaluar, ndihem e ofenduar që Federatës sime, në vend që t’i ngrihej buxheti, përkundrazi, i është ulur dhe disa Federatave të tjera, ku me gjithë respektin kur ta meritojnë”, shkruan Luiza Gega në kanalet e komunikimit.

Te buxheti i vitit 2023 vihet re se ai është rritur në raport me vitin 2021 (1 miliardë e 380 milionë lekë të vjetër), por që është më i ulët se ai i një viti më parë (rreth 1.8 miliardë të lëvruara me dy këste, ndonëse mungon pasqyrimi zyrtar).

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • irini: 17/02/2023 14:13

    e fundit doli luiza ne nje miting europian ne gjermani qe transmetoi tv tibo para nje jave

    Përgjigju
  • Eri: 16/02/2023 18:00

    Kryeqyteti i sportit e pra, normal vetem ne leter.

    Përgjigju
  • beni: 16/02/2023 14:33

    po normale, ska bereqet per vete ministrja. Do i ket spostuar fondet atje ku i kthehet ndonjegje mbrapsh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?