Ulet numri i nxënësve në arsimin parauniversitar, eksperti Çejku: Shkak emigracioni! Në shkolla mungojnë laboratorët mësimor

12 Shkurt 2022, 07:30| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 09:22

  • Share

Numri i nxënësve që janë regjistruar në shkollat e arsimit parauniversitar në vend ka pësuar rënie edhe gjatë vitit shkollor 2020-2021. Sipas Institutit të statistikave janë 460.819 nxënës të regjistruar, shifër kjo që është 4,4 % më e ulët krahasuar me vitin shkollor 2019-2020.

Për ekspertin e arsimit Qemal Çejku shkak për këtë rënie të numrit të nxënësve është emigracioni, mungesa e infrastrukturës së mësimdhënies në shkolla duke u kthyer atë më shumë në institucion teorik, ku thuajse mungon praktikë për lëndë të caktuara.

“Nuk kemi baziken e infrastrukturës, shkolla është kthyer në një shkollë teorike, e cila nuk është e shoqëruar me laborator mësimor, informatike, biologji, kimi etj.

Mungesa e nxënësve për t’u regjistruar do të thotë që nesër do të kemi më pak gjimnazistë, më pak shkolla profesionale, më pak profesionistë për sistemin dhe tregun e punës, më pak student dhe më pas, pasi këto student të mbarojnë niveli  tyre nuk është në atë që ne mendojmë. Ata nuk mund të kapin jetën në i Shqipëri dhe janë detyruar të ikin. Për shoqërinë shqiptare kjo është më e rënda që mund t’i ndodh.”

Pandemia, thotë Çejku i ka orientuar më shumë prindërit me ardhura të larta, t’i  regjistrojnë fëmijët në shkolla jo publike për shkak të kushteve, por duhet pasur kujdes në përzgjedhjen e tyre.

“Këta mësues që punojnë në arsim jo publik a kanë të njëjtin trajnim dhe të njëjtën mundësi për mësimdhënie më të mire, a kanë ndonjë filter, a kanë ndonjë kontroll në këto mësues? Këtë e zgjidh vetëm provimi i maturës që është i përgjithshëm”, thotë ai.

Ndërkohë prindërit shprehen se pavarësisht se fëmijët e tyre ua kanë besuar shkollave publike, investojnë në kurse private për thellim njohurish.

Në vitin shkollor 2020-21, 91.4 % e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 8,6 % në institucionet e arsimit privat.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Diella: 12/02/2022 08:34

    PER SHKAK TE ULJES SE NR.TE NXENESVE DREJTUESIT E ZVA HEQIN NGA PUNA KE DESHIROJNE.KESHTU NDODH ME DREJTORESHEN E ZVA NE VLORE,ALMA BAKIUN

    Përgjigju
  • Riku: 12/02/2022 08:05

    Vec shqiptaret jane kaq mazokiste sa te ikin nga bolleku I rames per te ik me vujt neper gjermanira e Italiara e kanadara... se kuptoj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?