Ulet numri i klientëve shqiptarëve për Angli, kurdët përgjysmojnë çmimet për kalim me gomone në La Mansh

19 Shtator 2023, 15:34| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 15:48

  • Share

Ulja e numrit të njerëzve që kërkojnë të shkojnë me gomone drejt Britanisë së Madhe përmes kanalit të La Mansh ka sjellë përgjysmimin e çmimeve nga ana e trafikantëve të bandave kurde, raporton The Telegraf.

Bandat kurde e kanë ulur çmimin për një vend në një gomone të vogël drejt Mbretërisë së Bashkuar në 1500 paund, tarifa më e lirë për këtë lloj udhëtimi që prej 2018. Një çmim i tillë përbën më shumë se gjysmën e çmimit të fundit prej 3,500 paund dhe mbi një të tretën e tarifës mesatare prej 5,000 paund që ishte vitin e kaluar.

Sipas Telegraf një lëvizje e tillë, vjen pasi numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin pësoi rënie me 90% pas marrëveshjes që Londra nënshkroi me Shqipërinë dhjetorin e vitit të kaluar për një riatdhesim të shpejtë të klandestinëve.

Të hënën, shifrat e Home Office treguan se gati 24,000 emigrantë kanë kaluar deri më tani Kanalin këtë vit - pasi 500 u zbuluan në bordin e dhjetë gomoneve që mbërritën gjatë fundjavës.

Numri është ulur me rreth 20% në vitin 2022, kryesisht për shkak të rënies së numrit të shqiptarëve, megjithëse ka pasur rritje të numrit të afganëve, turqve dhe indianëve.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?