Foto ilustruese

Ulet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 245 raste të reja dhe 3 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

2 Shkurt 2021, 15:27| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 15:31

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 245 persona dhe janë regjistruar 3 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është ulur, pasi dje janë regjistruar 282 raste të reja pozitive dhe 5 persona humbën jetën si pasojë e virusit.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi gjatë 24 orët e fundit është 189.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Viti 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Rahovec 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Prizren 3 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Vushtrri.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (62 vjeç).

Numri total i infektimeve si pasojë e koronavirusit ka shkuar 60.745, ndërkohë që ai i viktimave është 1.506 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ditën e djeshme tha se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Ditët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?