Ulet nafta me 8 lekë, shkon në 237 lekë/litri, rënie pëson edhe benzina me 7 lekë! Rritet gazi me 6 lekë, shitet me 116 lekë/litri

29 Mars 2022, 10:31| Përditesimi: 29 Mars 2022, 11:54

  • Share

Nafta dhe benzina kanë pësuar ulje në treg, ku Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tyre. Ndërsa rritje vijon të pësojë gazi me 6 lekë. Konkretisht nafta është ulur me 8 lekë, ku nga 245 lekë litri që ishte ka shkuar në 237 lekë. Edhe benzina ka pësuar ulje me 7 lekë, ku nga 218 lekë /litri do të shitet në pikat e karburanteve prej ditës së sotme me 211 lekë. Rritje të ndjeshme ka pësuar çmimi i gazit me 6 lekë ku nga 110 lekë/litri ka shkruar në 116 lekë/litri.

Ky vendim i Bordit do të hyjë në fuqi nga data e sotme 29 mars deri më 31 mars, ku do të ketë një mbledhje tjetër për të reflektuar  ndryshimet e mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të karburanteve.

"Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter për periudhën 29 mars- 31 mars 2022

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022,  të  jetë 237  lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën  29 mars- 31 mars 2022,  të  jetë 211  lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022,  të jetë  116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.", thuhet ne njoftimin e bordit

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, në të kundërtën do të ndëshkohet duke nisur nga gjoba nga 2 mln lekë për ato që tregojnë me pakicë deri në 10 mln lekë për shumicën, por edhe heqja license nëse shkelja është e përsëritur. 

Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?