Foto ilustruese

Ulet me 5 lekë çmimi i naftës në treg, nga sot shitet 192 lekë për litër, bie me 2 lekë edhe benzina! Pëson rritje çmimi i gazit, 2 lekë më shumë

3 Shkurt 2023, 16:18| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 16:28

  • Share

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 5 lekë. Konkretisht nga 197 lekë për litër që ishte, nafta do të shitet me 192 lekë për litër. Benzina ka pësuar ulje çmimi me vetëm 2 lekë, pra nga 189 lekë që ishte do të shitet me 187 lekë për litër. 

Ndërsa gazi që për shumë kohë mbeti i pandryshuar, do të shitet 2 lekë më shumë. Nga 69 lekë/litër që ishte, nga sot do të jetë 71 lekë/litër. 

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë/litër”, njofton Bordi i Transparencës.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

                                    ISHTE                    BËHET
Çmimi i naftës            197 lekë/litër           192 lekë/litër          
Çmimi i benzinës       189 lekë/litër           187 lekë/litër          
Çmimi i gazit               69 lekë/litër             71 lekë/litër   

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?