Ulen vdekjet, 21.3% më pak se në vitin 2021! INSTAT: 69% e vdekje për shkaqe natyrale

29 Maj 2023, 21:00| Përditesimi: 29 Maj 2023, 21:27

  • Share

Vitin që kaloi vdiqën 21.3% më pak njerëz se në vitin 2021. Sipas raportit zyrtar të INSTAT, në 2022-shin ndërruan jetë 23.998 persona për shkaqe të ndryshme, ku vdekjet nga shkaqet natyrale zënë pjesën dërrmuese prej 97%. 12.921 nga të vdekurit ishin meshkuj dhe pjesa tjetër prej 11.077 femra, duke pasur vdekshmëri më të lartë te burrat. 2% e totalit të vdekjeve u regjistruan nga aksidentet rrugore dhe çdo aksident në punë, ndërsa vrasjet zënë hapësirë 0.2%, shumë më pak se vetëvrasjet që regjistruan shifrën 0.8%. Sipas raportit të INSTAT shkak kryesor për vdekjet natyrale të shqiptarëve janë sëmundjet kardio-vaskulare, ato të zemrës apo aparatit të qarkullimit të gjakut, me më shumë se 54%, teksa më tej në renditje vijnë sëmundjet të tjera që konsiderohen si të papërcaktuara mirë, tumoret dhe sëmundjet e mushkërisë.

Analizuar për secilin qark, sipas grup sëmundjeve kryesore secili ruan pothuajse të njëjtën strukturë, ku numri më i madh i vdekjeve shkaktohet nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut dhe të tjerat me radhë, sëmundje të papërcaktuara mirë, tumore dhe të aparatit të frymëmarrjes.

Të miturit kryesisht vdiqën për shkak të sëmundjeve që u shfaqën rreth periudhës së lindjes, për të vijuar me ato të aparatit të qarkullimit të gjakut. Ky grup i fundit është kryesor për moshat nga 20 deri në 80 vjeç plus, ndërsa në veçanti tek moshat 20-44 vjeç vihet re përqindje e lartë prej 30.1% për dëmtimet traumatike dhe helmimet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?