Moti

Ulen temperaturat, kthjellime e vranësira gjatë ditës së sotme

13 Dhjetor 2020, 07:26| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 07:29

  • Share

Dita e sotme do të karakterizohet me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Në zonat verilindore dhe juglindore shfaqen sërish flokët e dëborës dhe shirat në zonat jugore. Mbrëmja rikthen motin e kthjellët në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në zonat malore deri në 15°C në Jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?