Sociale

Ulen temperaturat, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

17 Nëntor 2021, 07:19
  • Share

Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime në të gjithë vendin, por gjatë mesditës shfaqen vranësira të lehta. Sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja lë me kthjellime pjesën më të madhe të Shqipërisë, por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të përfshijnë ekstremin Jugperëndimor dhe Veriperëndimor.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rënie me 1-2°C sjellin edhe orët e mesditës duke u luhatur nga 2°C deri në 20 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?