Dëbora 'mbulon' Prishtinën

Ulen temperaturat, reshjet e para të dëborës në Prishtinë

30 Nëntor 2020, 09:32| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 10:04

  • Share

Reshjet e dëborës kanë përfshirë kryeqytetin e Kosovës. Ulja e temperaturave kanë sjellë reshjet e para të dëborës në Prishtinë.

Nga komuna e Prishtinës thonë se ekipet janë duke pastruar rrugët dhe po hedhin kripë e rërë sipas nevojë rurale dhe urbane në mënyrë që rrugët jenë të kalueshme.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Medina Braha ka shkruar se ekipet e komunës janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për intervenimet e nevojshme.

“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, ka shkruar Braha.

Dëbora përfshin Prishtinën

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?