Foto ilustruese

Ulen rastet me COVID-19! 24 të infektuar dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

11 Maj 2022, 19:14| Përditesimi: 11 Maj 2022, 19:24

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit, numri rasteve të infektimeve me COVID-19 ka pësuar rënie në raport me një ditë më parë.

Nga 790 testime të kryera 24 persona kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 persona, në këto bashki: 11 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Sarandë,  2 në Durrës, Elbasan, 1 në Delvinë, Korçë.

Ndërkohë raportohet se janë 186 persona aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Gjatë 24 orëve janë shëruar 47 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,757 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Maj 2022)

Raste të reja ditore           24

Të shëruar në 24 orë        47

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 790

Testime totale               1,814,993

Raste pozitive                  275,440

Raste të shëruara             271,757

Raste Aktive                         186

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            102

Fier                  25

Vlorë               15

Shkodër           10

Lezhë               8

Elbasan            7

Korçë               3

Gjirokastër      6

Durrës             6

Berat                2

Kukës               2

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?