Më shumë të shëruar se të infektuar/ 11 viktima nga COVID dhe 318 raste të reja! Humb jetën inspektori i antidrogës në Berat dhe mësuesi në Kukës

28 Dhjetor 2020, 16:40| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 15:12

  • Share

TIRANË- 1508 testime, 557 të shëruar, 318 raste të reja dhe 11 humbje jete nga COVID. Ky është raportimi i ministrisë së Shëndetësisë për bilancin e COVID për 24 orët e fundit në vendin tonë, në të cilin vihet re se ka një ulje të rasteve ditore krahasuar me një ditë më parë, por një rritje të numrit të viktimave. Dje u raportuan 499 raste të reja dhe 10 humbje jete nga COVID, ndërsa sot numri i infektimeve është më i ulët se i të shëruarve.

Betejën me COVID e kanë humbur 11 qytetarë; 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Peqini, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani të moshave 51-81 vjeç. Gjithsej janë kryer 1508 testime dhe kanë rezultuar pozitivë, 318 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, 8 raste në Elbasan, 7 raste në Shkodër, Berat, Delvinë, 6 raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, 5 raste në Korçë, Mat, 4 raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, 3 raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat gjatë festave për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

 "Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdeseni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

 Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", apelon ministria.

COVID-19 – Statistika (28 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore         318
Të shëruar në 24 orë      557
Të shtruar në spitale      296
Humbje jete në 24 orë   11
Testime ditore              1508
Testime totale            255,197
Raste pozitive            56,572
Raste të shëruara       32,122
Raste Aktive              23,286
Humbje jete               1164

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë   13301
Fier        1573
Shkodër   1316
Durrës  1237
Vlorë   1006
Korçë    949
Elbasan 866
Berat      861
Lezhë     837
Gjirokastër 511
Kukës 447
Dibër  382

1609190793_sokolishebroja.jpg

Mësuesi Nehat Sokoli dhe inspektori i antidrogës në Policinë e Beratit, Klodian Shevroja

Ora 22:25
COVID-i i merr jetën mësuesit të njohur në Kukës

1609190676_nehatsokoli.jpg

COVID- 19 i ka marrë jetën një mësuesi në Kukës. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

"Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe mësuesit të njohur kuksian Nehat Sokoli. Më lejoni që në këto  momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal  dhe  të qytetarëve kuksian. U prehsh në paqe", shkruan Gjici.

Ora 19:15
Humb jetën nga COVID-19 inspektori i antidrogës në Policinë e Beratit

1609179663_KlodianShevroja.jpg

COVID-19 i merr jetën i Inspektorit të Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Klodian Shevroja ishte prekur nga COVID-19, por për shkak të agravimit të situatën së tij shëndetësore Shavroja u shtrua në Spitalin "Shefqet Ndroqi", ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim. Ditët e fundit, inspektori Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe pas dy ditësh në intubim, ndërroi jetë.

38-vjeçari Klodian Shevroja, punonte që prej muajit Prill si inspektor antidroge në DPV Berat.

Komento

Komente

  • Gushi: 28/12/2020 19:47

    Djale i shkelqyer Klodi , i papertuar e i pakorruptueshem , prandaj vdiq ketu se nuk kishte leke te ikte jashte shtetit te kurohej si keta agallaret e biznesit dhe politikes.I ndritte shpirti ne boten tjeter, iku pa zhurme ashtu si edhe jetoi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?