Kronikë

Ulen lehtë temperaturat, mësoni si do të jetë parashikimi i motit për sot

19 Gusht 2021, 07:45| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 07:47

  • Share

Vendi ynë do të vijojë që të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta, të cilat do të ulen lehtë në mesditë.

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë Republikën e Shqipërisë gjatë paradites. Parashikohet që pasditja të lër me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore duke rrezikuar edhe shira të papërfillshëm.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?