Urgjenca infektive

Ulen infektimet me Covid-19! Vetëm 9 raste të reja në 24 orët e fundit në të gjithë vendin! 1 humbje jete

10 Tetor 2022, 16:28| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 16:41

  • Share

Janë kryer 140 testime në vend, nga të cilat 9 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, kjo një shifër e ulët në raport me një ditë më parë ku pati 22 raste të reja. Ndërsa është shënuar dhe një humbje jete. Një 87-vjeçar nga Tirana nuk arriti të fitonte betejën me COVID.

Rastet e reja raporohen në këto bashki: 4 në Gjirokastër, 3 në Mallakastër, nga 1 qytetarë në Vorë, Përmet.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 339 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,428 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                9

Të shëruar në 24 orë             11

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     140

Testime totale                   1,986,857

Raste pozitive                      331,357

Raste të shëruara                  327,428

Raste Aktive                             339

Humbje jete                              3,590

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    207

Elbasan                   33

Fier                           24

Vlorë                         20

Gjirokastër                16

Shkodër                 11

Lezhë                        11

Durrës                     5

Dibër                           5

Korçë                         2

Berat                           3

Kukës                          2

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?