Ulen armët/ Erdogan-Mitsotakis telekonferencë për zgjidhjen e krizës Greqi-Turqi

23 Shtator 2020, 19:11| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 19:14

  • Share

Ndërhyrjet e ndërkombëtarëve duket se kanë bindur dy udhëheqësit e Turqisë dhe të Greqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Kyriakos Mitsotakis të tentojnë të flasin ndërmjet tyre për konfliktin e nisur për kërkimet për naftë në Mesdheun Lindor.

Gazeta turke "Hurriyet" ka raportuar se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk Erdogan do të zhvillojnë një telekonferencë, pas komunikimit trepalësh midis Presidentit Turk dhe Angela Merkel dhe Charles Michel.

“Presidenti Erdogan dha mesazhin se ne jemi gati për një dialog me Greqinë. Dhe kjo është ajo që Merkel dhe Michel dëshironin të dëgjonin ", shkruan kolumnisti Abdulkadir Selvi dhe shton se kontaktet ndërmjet tyre do të fillonin në 7 gusht, megjithatë, marrëveshja Greqi-Egjipt për një caktim të pjesshëm të kufijve detarë pezulloi dialogun e planifikuar.

Kështu pas 6 vitesh ndërprerje pritet të nisin bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë për çështjen e ujërave, të cilat ishin lënë pezull edhe kishin 14 vite që negocionin dhe u zhvilluan 60 raunde mes dy delegacioneve.

Erdogan mësohet se do të ketë biseda telefonike dhe me shefin e NATOS, Jens Stoltenberg dhe me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?