Bota

Ukrainë, rrëzohet një aeroplan mbi një shtëpi, humbin jetën 4 persona

29 Korrik 2021, 09:39| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 09:41

  • Share

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në perëndim të Ukrainës, duke lënë të vdekur pilotin vendas dhe tre qytetarë amerikanë.

Policia tha se një aeroplan i tipit “Aerospool WT10 Advantic” u rrëzua mbi një shtëpi në fshatin Sheparovtsy të rajonit Ivano-Frankivsk, shkruan Radio Evropa e lirë.

Tre pasagjerët ishin hebrenj nga Shtetet e Bashkuara, tha Komuniteti i Bashkuar Hebre i Ukrainës.

Policia tha se një grua dhe dy fëmijë, të cilët ishin brenda shtëpisë mbi të cilën ra aeroplani, arritën të largohen pa u lënduar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?