Ukrainë/ Qeveria aprovon krijimin e forcave të armatosura të specializuara në përdorimin e dronëve

7 Maj, 22:35| Përditesimi: 7 Maj, 22:40

  • Share

1715114389_tyjtrjyyt.JPG

Kabineti i Ministrave të Ukrainës ka miratuar projekt-dekretin presidencial që synon krijimin e një lloji të veçantë trupash në Forcat e Armatosura të Kievit të specializuar në përdorimin e dronëve.

Kjo u raportua nga RBC-Ukraine, duke cituar ministrin ukrainas të Mbrojtjes Rustem Umerov.

"Forcat e sistemeve pa pilot janë një zgjidhje moderne dhe e nevojshme për përdorimin efektiv të potencialit tonë luftarak dhe epërsisë teknologjike ndaj armikut në të gjitha nivelet - strategjike, operacionale dhe taktike - me ndihmën e sistemeve pa pilot në ajër, në tokë dhe në det. Për të zbatuar këtë iniciativë, Ministria e Mbrojtjes do të përgatisë dhe prezantojë projektligjin përkatës në mbledhjen e qeverisë”,- tha Umerov.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Arrestohen dy zyrtarë ukrainas, me urdhër të Rusisë do vrisnin Zelenskyn! Putin zotohet për mandatin e tij të pestë


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?