Dyshja Tvorchi

Ukraina nuk e njeh dështimin, zgjedh përfaqësuesit për Eurovizion 2023, 'Heart of steel' shkon në Liverpool

18 Dhjetor 2022, 09:58| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 10:02

  • Share

Ukraina ka zgjedhur përfaqësuesit e saj për në festivalin e këngës në Eurovizion. “Heart of Steel” është kënga fituese që çon Ukrainën në Liverpool në vitin 2023.

Edhe pse në kushte jashtëzakonisht të vështira, Ukraina ka mundur të zgjedhë dyshen pop Tvorchi që ta përfaqësoj në festival. Përzgjedhja e artistëve u zgjodhi në një transmetim të drejtpërdrejtë nga një strehë e bombave në Kiev. Kujtojmë se Ukraina gjithmonë ka mbështetur artistët dhe sportistët duke i falenderuar edhe gjatë luftës dhe duke qenë mirënjohës për çfarë I kanë dhuruar sportit edhe atyre atletëve që tashmë kanë ndërruar jetë. Ukraina arriti të kthejë një stacion metroje në një studio të vërtetë televizive për shfaqjen e përzgjedhjes së fituesve.

Ndalesa nëntokësore është përdorur si një strehë për bomba që nga pushtimi i Rusisë në shkurt.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?