Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin

Ukraina në axhendën e bisedimeve mes Erdogan dhe Putin

2 Shkurt, 14:14
  • Share

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të diskutojë çështjen e Ukrainës me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij të ardhshme në Turqi, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov nuk pranoi të jepte një datë specifike për vizitën e Putinit në Turqi, por një zyrtar turk tha se do të zhvillohej më 12 shkurt, raportojnë mediat e huaja.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu, se Turqia është nën presion të paprecedentë për marrëdhëniet e saj me Rusinë, por Ankaraja “po mbron pavarësinë e saj”.

 

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?