Viktor Orban

Ukraina 'mollë sherri', Orban godet sërish BE-në: Qëndrim antidemokratik, ata duan të heqin të drejtat e njerëzve për vendimet e të ardhmes së tyre

19 Janar, 12:15| Përditesimi: 19 Janar, 12:17

  • Share

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, iu referua edhe një herë punës së institucioneve të Brukselit dhe paraqiti një sërë kritikash për mbështetjen ndaj Ukrainës, e cila realizohet përmes buxhetit të BE-së.

Këtë herë, kryeministri i Hungarisë u përqendrua më së shumti te përfaqësuesit e partive liberale në Parlamentin Evropian, për të cilët tha se shfrytëzuan edhe një herë rastin për të sulmuar Hungarinë.

“Ata duan t’i japin para Ukrainës në katër vjet, ndërsa zgjedhjet evropiane janë vetëm pesë muaj larg. Ata në thelb duan të heqin të drejtat e njerëzve për të marrë vendime për të ardhmen e tyre. Çfarë qëndrimi antidemokratik”, shkroi Orban në X (ish-Twitter).

Po ashtu Orban tha se Hungaria nuk do të pajtohet kurrë me plane të tilla, raportojnë mediat e huaja.

“Nëse duam të ndihmojmë Ukrainën, do ta bëjmë jashtë buxhetit të Bashkimit Evropian dhe në baza vjetore. Ky është qëndrimi i vetëm demokratik vetëm pesë muaj para zgjedhjeve”, tha Orban.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?