Foto ilustruese

Ukraina: Mbi 40 mijë familje pa energji pas sulmeve me drone ruse

2 Shkurt, 13:29| Përditesimi: 2 Shkurt, 13:30

  • Share

Dhjetëra mijëra ukrainas mbetën pa energji elektrike të premten në mëngjes pasi sulmet me dron rusë shënjestruan infrastrukturën kryesore. Sipas forcave ajrore ukrainase, 11 nga 24 dronët u rrëzuan, por disa nga ata që goditën objektivat e tyre dëmtuan një stad transformatori elektrik në Kryvyi Rih.

Guvernatori i rajonit të Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, tha se “më shumë se 40 mijë banorë” ishin pa energji elektrike, si dhe dy miniera. Rreth 100 minatorë që ishin nën tokë në atë kohë arritën të dilnin pa lëndime, tha ai. Lysak tha gjithashtu se një burrë 37-vjeçar u plagos nga bombardimet ruse në fshatin Pokrovske.

Në veri në rajonin e Kharkiv, autoritetet lokale thanë se 64 qytete dhe fshatra ishin pa energji elektrike pas sulmeve ruse. Në përgjigje të sulmit ajror rus pothuajse çdo natë, Ukraina ka nisur gjithnjë e më shumë sulme hakmarrëse kundër vetë Rusisë, raportojnë mediat e huaja.

Mbi një duzinë dronë ukrainas janë lëshuar kundër fshatrave në rajonin kufitar rus të Belgorodit në 24 orët e fundit, sipas guvernatorit lokal Vyacheslav Gladkov, por nuk është raportuar për viktima.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?