Ukraina godet aeroplanmbajtësen ruse në Detin e Zi! Inteligjenca e Kievit: Anija ruse ‘Caesar Kunikov’ u fundos

14 Shkurt, 12:11| Përditesimi: 14 Shkurt, 12:14

  • Share

‘Forcat e Armatosura të Ukrainës, së bashku me inteligjencën ushtarake GUR, kanë shkatërruar Caesar Kunikov, aeroplanmbajtësen më të madhe që i përket pushtuesve”, kështu tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës këtë të mërkurë.

Ukraina në vështirësi të më dhanë frontin tokësor ka goditur anijen ruse në Detin e zi dhe kjo video e publikuar nga inteligjenca e Kievit shfaq momentin kur disa dronë detarë godasin aeroplanmbajtësen Caesar Kunikov pranë Krimesë. Ukrainasit përdorën varka të cilat u afruan duke manovruar për të shmangur zjarrin e mundshëm të mbrojtjes. Ky model droni arrin një shpejtësi maksimale prej 22 nyjesh dhe mban një ngarkesë armësh prej 200 kilogramësh. Moska përdor anije si Kunikov në misionet logjistike, për transportin e materialit dhe deri ka humbur 6 apo 7 prej tyre, përveç asaj Moskva dhe njësive të tjera. 

Pavarësisht këtij suksesi Situata “është e vështirë” në front për forcat e mbrojtjes ukrainase thotë komandanti i ri i përgjithshëm i ushtrisë Oleksandr Syrskyi.

"Okupatorët rusë vazhdojnë të shtojnë përpjekjet e tyre dhe kanë një avantazh numerik për sa i përket personelit. Ata nuk i numërojnë humbjet e tyre. Në 24 orët e fundit, njësitë e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës zmbrapsën 29 sulme nga pushtuesit rusë vetëm në zonën e Avdiivka”, thotë Syrskyi në Telegram.

“Armiku po përdor aktivisht avionë, duke shkaktuar dëme me bomba të drejtuara, zjarr me mortaja dhe artileri në pozicionet tona”, thotë ai, duke nënvizuar se “me Ministrin e Mbrojtjes, drejtpërdrejt në terren, dëgjuam komandantët e brigadave, që thonë se po kryejnë operacione mbrojtëse në kushte jashtëzakonisht të vështira.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?