Ministri i Jashtëm i Ukrainës

Ukraina dhe Kroacia pajtohen për përdorimin e porteve për eksportin e drithërave

31 Korrik 2023, 19:51| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 20:08

  • Share

Ukraina dhe Kroacia kanë rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për eksportin e grurit ukrainas, tha ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba pas bisedimeve me homologun e tij kroat të hënën, citon agjencia e lajmeve Reuters.

Rusia u largua nga marrëveshja e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja në Detin e Zi këtë muaj, duke privuar Ukrainën, një prodhues global, nga një kanal jetik për të eksportuar në mënyrë të sigurtë produktet e saj bujqësore gjatë luftës.

"Tani do të punojmë për të vendosur rrugët më efikase drejt këtyre porteve dhe do të shfrytëzojmë sa më shumë këtë mundësi," tha Kuleba pas takimit me Grlic Radman sot në Kiev.

“Çdo kontribut për zhbllokimin e eksportit, çdo derë e hapur është një kontribut real dhe efektiv për sigurinë ushqimore në botë”, tha ai.

Ukraina aktualisht mbështetet në rrugët e eksportit tokësor nëpërmjet Bashkimit Evropian, si dhe një rrugë alternative përmes lumit Danub.

Lajmi ne perditesim...

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?