Euro 2024

'Ujqërit e Vetmuar', Gjermania në alarm për sulme para Euro 2024

3 Prill, 11:32| Përditesimi: 3 Prill, 11:38

  • Share

Nga 14 qershori - 14 korrik Gjermania pret finalet e Kampionatit Evropian 2024 dhe shteti gjerman është në këmbë për sigurinë. Bild bën me dije se autoritetet janë në alarm për të quajturit "Ujqërit e Vetmuar", për shkak të radikalizimit të tyre nga grupet terroriste edhe nëpërmjet internetit.

Persona të tillë veprojnë të vetëm dhe është e vështirë për t'i identifikuar. Fundjavën e kaluar, para ndeshjes Bayern Munich - Dortmund, grupi ISIS-K që mori përsipër masakrën e Moskës lëshoi një kërcënim se do sulmonte tifozët, gjë që çoi në gatishmëri shumë trupa, jo vetëm në terren.

Rasti nuk u klasifikua si një 'kërcënim specifik', por autoritetet e sigurisë u alarmuan, veçanërisht në funksion të Kampionatit Evropian. Sipas Bild, pas këtij kërcënimi ka pasur një shkëmbim informacionesh mes autoriteteve kombëtare dhe shërbimeve sekrete të huaja.

“Qëllimi është të zbulohet nëse një celulë terroriste po shkon në Gjermani”, tha një zyrtar i policisë për gazetën gjermane. Vëmendja u përqendrua mbi të gjitha tek 'Ujqërit e Vetmuar'.

"Një person i tillë mund të ndihet i frymëzuar për të kryer një sulm terrorist nga një thirrje propagandistike", vuri në dukje një ekspert. Për të vlerësuar saktë kërcënimet dhe për të marrë masat e nevojshme, raporton Bild, autoritetet gjermane llogarisin edhe ndihmën e shërbimeve të inteligjencës dhe autoriteteve të huaja të sigurisë, si FBI.

Për t'u theksuar se sa i takon tifozëve problematikë që pritet të shkojnë në Gjermani, në Angli kanë ndaluar daljen e huliganëve dhe më shumë se 1600 tifozëve do u konfiskohen pasaportat.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?