Foto nga Ksamili

VIDEO/ Uji i kristaltë, pamjet mahnitëse nga 3 ishujt në Ksamil! Rama: Gati për të pritur pushues nga e gjithë bota

3 Prill, 08:36| Përditesimi: 3 Prill, 08:58

  • Share

Në prag të nisjes së sezonit turistik, pamje mbresëlënëse na vijnë nga 3 ishujt e Ksamilit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga vija bregdetare e Ksamilit, ndërsa shkruan se jemi gati për një sezon fantastik veror për të pritur pushues nga e gjithë bota.

“MIRËMËNGJESI dhe me këto pamje mbi Ksamil ku deti dhe ishujt luajnë mes nuancave të bruzit, jeshiles e blusë së thellë, gati për një sezon fantastik veror e për të pritur pushues nga gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

3 ishujt në Ksamil janë kthyer në zonën më të preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga ata të huaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 03/04/2024 09:43

    resorte me 5 yje per nje sherbim te kualifikuar ne nivein e pritshmerive te klienteles eshte i mundur dhe duhet te jete gati ne fillim te sezonit nese pergatitjet trajnuese fillojne qe tani edhe me eksperte te huaj

    Përgjigju
  • poli: 03/04/2024 09:07

    fotot o rama i ben vetem ne det,,,deti i bukur eshte gjithandej,,po ktheje pak aparatin dhe nga toka,,dhe na trego katrahuren me pallate te bera kuturu ne ksamil e kudo ne bregdetin tone...

    Përgjigju
    • Or tej: 05/04/2024 14:43

      Katrahuren e kemi kudo ku ka shkelur kemba e shqiptarit or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?