Ujësjellës-kanalizimet, Balluku me kryebashkiakët në Korçë: Aforfetë qesharake, Erseka bashkia shembull

8 Dhjetor 2021, 16:24| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 21:42

  • Share

KORÇË- Ujësjellësit e Bashkisë Korçë dhe Ersekë janë marrë si shembull nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në takim me kryebashkiakët e qarkut Korçë për performancë pozitive në furnizimin e qytetarëve me ujw të pijshëm dhe për mbledhjen e faturave. Krejt e kundërta ndodh në Bashkitë Maliq, Pustec dhe Devoll, që janë të zhytura në borxhe.

“Korça ofron 91.2% mbulim, Maliqi 65.5%, Pusteci 51.7%, Devolli 97.3% ndërsa Erseka e mbulon 100% popullatën. Kemi Korçën me 24 orë, Bilishtin me 23.5 orë,  Maliq 15.3 orë, Erseka me 20 orë furnizim dhe Pusteci me 12.7 orë”, tha ministrja Balluku.

“Na rezulton se në ujësjellësin e Maliqit dhe të Pustecit nuk ka një sistem të mirëfilltë faturimi. Maliqi, Pusteci dhe Devolli kanë 2 milionë euro debi”, tha Klevis Jahja drejtor i AKUM.

Ministrja Balluku tha se në ndërmarrjet e vogla si në bashkitë e lartpërmendura ka mungesë eficence në punë, ndërkohë sipas saj ka abuzime në faturimin e qytetarëve.

“Fatkeqësisht shohim një faturim afrofe i cili edhe me sy të lirë duke qesharak, sepse konsumi familjar mund të jetë 13 kub, ndërsa për bizneset konsumi është 5-6-7 metër kub, si ka mund2ësi që një familje konsumon më shumë se një bar-restorant. Pustec konsumon 5.5 metër kub familjari dhe 2.4 metër kub biznesi privat, dhe 16.7 metër kub institucionet shtetërore”, tha Balluku.

Qarku i Korçës ka 5 ndërmarrje ujësjellësi dhe rreth 53 mijë kontrata të lidhura me qytetarët. Synimi është që ndërmarrjet e vogla të bashkohen me ato të mëdha për të rritur mirëmenaxhimin e tyre

Reforma e nisur ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësave, rritjen e cilësisë, shtimin e sigurisë së depove si dhe furnizimin 24 orë me uji të pijshëm të qytetarëve. Monitorimi i ujësjellësve dhe depove pritet të bëhet përmes dixhitalizmit dhe teknologjisë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noe: 10/12/2021 08:11

    Lorca ka investuar ne ujesjelles dhe situata e furnizimit me Uje eshte ok. Skandaloze eshte gjendja ne Maliq.Nuk eshte Vene dore ketu e 30 vjet. Pjesa me e madhe nuk Kane piken e ujit dhe sidomos muajt e veres . Nuk e di se ku shkojne fondet qe mer Bashkia. 2021 dhe njerezit nuk Kane piken e ujit ne shtepi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?