Ujësjellësi në Dropull, firma devijoi nga projekti, penalizohen 6 fshatra! Banorët: Punimet pa cilësi

3 Janar 2021, 20:27| Përditesimi: 3 Janar 2021, 20:35

  • Share

Punimet për Ujësjellësin e Dropullit të sipërm kanë nisur me problematika. Report TV është ndalur në fshatin Likomil të Bashkisë Dropull, ku banorët ankohen për punimet pa cilësi. Sipas tyre firma zbatuese ka devijuar nga projekti, duke vendosur tubat në rrëzë të lumit të Selosë.

"Puna nuk është bërë saktë, kryetari i Bashkisë nuk ka vajtur në vend për të parë punimet. Nesër do vërshojë lumi dhe prapë fshati do mbetet pa ujë të pijshëm. Në disa vende nuk është bërë atje ku duhet sepse tubat janë futur brenda në lumë", thanë banorët. Ndërsa kryeplaku i fshatit shprehet se " nuk janë bërë keq por duhet të ketë përmirësime, duhen mbuluar tubat dhe nuk duhen lënë sipërfaqësor ".

Aktualisht punimet janë ndërprere për shkak të motit të keq, ndërsa banorët kanë pohuar se duhet të ketë përmirësime kryesisht në mbulimin e tubave të ujit gjatë ecurisë së punimeve.

Ky është një investim i qeverisë shqiptare për furnizimin me ujë të Njësisë Administrative Dropull i Sipërm në Gjirokastër, me vlerë  4 miliardë lekë. Ujësjellësi i ri pritet të furnizoje me ujë të pijshëm gjashtë fshatra.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 03/01/2021 21:59

    Kryetari i bashkise Dropullit Dhimitraqi eshte nje kusar i trajtes analfabet funksional.

    Përgjigju
  • bela: 03/01/2021 21:56

    BLLOKOJENI rrugen qe te rishikohet projekti ,,,,ashtu sic e doni juve....

    Përgjigju
  • Tekniku: 03/01/2021 21:17

    Perse nuk behet publike emri i firmes qe po kryen punimet? A kan marr tendera te tjere? A kan perfuduar me sukses punimet e tjera?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?