Ujësjellësi i ri në Tresh të Lezhës nuk vihet në punë, rrejti elektrik nuk përballon pompat, fshati ‘thahet’ për ujë! Bashkia: Së shpejti do jetë në funksion

28 Korrik 2022, 20:38| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 20:55

  • Share

Furnizimi me ujë të pijshëm është kthyer në sfidë për banoret e fshatit Tresh në Lezhë, prej të paktën 20-vitesh. Shpresonin se ujësjellësi i ri, që tashmë ka përfunduar do vihej në punë, por edhe në këto ditë të nxehta vere, në çezmat e 110 familjeve nuk rrjedh asnjë pikë ujë.

Sipas Bashkisë Lezhë, ujësjellësi nuk është vënë në punë pasi rrjeti elektrik nuk përballon ngarkesën e pompave.

“Kanë filluar punimet në korrik të vitit 2020. Rrjeti është i ri, me një vlerë  456 milion lekë. Atje praktikisht gjithçka ka përfunduar, por kemi një problem të vogël të energjisë elektrike. Pompat e reja, rrjeti nuk i përballon. Është bërë e gjithë pjesa shkresore me OSHE. Po bëhet thjeshtë lidhja dhe brenda pak ditësh edhe ujësjellësi i ri do të jetë në funksion”, tha nënkryetari  i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj.

Të gjendur në këto kushte, banorët e fshatit tresh e sigurojnë ujin duke e blerë ose nga burimet larg fshatit të tyre, gjeq ë shton vuajtjet e tyre në këto ditët e  të nxehtit ekstrem.

 “Vijmë në mbrëmje e rrimë në rradhë”.

“Lagjia jonë qan hall për ujë. Një bot ujë e blej 20 mijë lekë në ditë. 20 mijë nuk e kam ditë punë. Si do jetëoje ky popull”.

“Asnjë pikë. Depo është bërë 2 km më andej. Ne nuk kemi ujë”.

“Si në kohën e monismit po lahemi me kusia”.

Ujësjellësi i Ri pritet që t’i japë zgjidhje furnizimit me ujë 5 fshatrave të Njësisë Administrative Zejmen, që përfshin Treshin.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?